12:23 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Plagosi policinë gjatë grabitjes në Lezhë, lihet në burg 20-vjeçari Aldi Lleshaj

14:49 | 26/12/2016
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jam i pavdekshëm, s’më vrisni dot”, arrest me burg 20-vjeçarit që plagosi policin në Lezhë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 20-vjeçarin Aldi Lleshaj, mbi të cilin rëndojnë disa vepra penale, si “Vjedhje me armë”, “Vrasje e punonjësit të policisë”, në tentativë, “Armëmbajtje pa leje”.

Ngjarja ndodhi më 22 dhjetor, gjatë  një tentative të 20-vjeçarit, i cili synonte të grabiste “Porsche”-n. Në përballjen e tij me policinë, i riu i armatosur qëlloi efektivin e policisë Nikolin Gjergji, i cili mbeti i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Detaje nga hetimi Prokurorisë për Krime të Rënda:

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Aldi Lleshaj, i dyshuar për veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Vrasje e punonjësit të policisë”, në  tentativë, si edhe “armëmbajtje pa leje”, për ngjarjen e ndodhur në dt. 22.12.2016 në Laç, ku mbeti i plagosur punonjësi i policisë N. Gjergji.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton si vijon:

Në datë 22.12.2016, rreth orës 08:45’’ në lagjen Nr.3 të qytetit Laç/Kurbin, në kryqëzim të rrugëve, pranë karburant Alpet, i arrestuari  Aldi Lleshaj, me një armë pistoletë (pa leje) i doli para në rrugë, ndërsa ishte në lëvizje me makinë, shtetasit M,K, që po drejtonte automjetin tip Porsche Cayenne (ngjyrë e zezë) me targa AA xxxx, dhe pasi pa se pas të dhënit shenjë që të zbriste nga makina, M.K. nuk doli nga automjeti i tij, i qëlloi atij në automjet, në pjesën e përparme, tek fshirëset e xhamit, dhe kjo bëri që shoferi të zbriste nga makina, dhe Aldi Lleshaj të merrte drejtimin e automjetit dhe të largohej me shpejtësi në drejtim të kryqëzimit të Patokut. Në ndjekje të tij, u vunë patrulla policie, ndër ta dhe policë me furgonin e policisë me targë MB xxxx AA. Forcat e policisë arritën dhe e panë automjetin Porsche, tek po dilte nga rruga e fshatit Adriatik, për në kryqëzim të Mamurrasit, në autostradë. Forcat e policisë I dolën përpara automjetit Porsche, rreth 30 metra pa dalë në autostradë, dhe qëndruan në një largësi rreth 4-5 metra, prej tij. Këtu, vunë re se në automjet nuk kishte persona të tjerë veç drejtuesit të mjetit. Punonjësit e policisë i bënë thirrje atij të zbriste nga automjeti. Ata panë se ai, me dorë të majtë nxori nga jashtë xhamit të automjetit armën dhe ua drejtoi atyre. Pas kësaj, ai hapi pak derën e atomjetit, dhe me armë drejtuar policëve, zbriti nga mjeti dhe doli nga pas tij, nga ku qëlloi në drejtim të policisë. Nga të shtënit me armë prej tij, u plagos drejtuesi I mjetit të policisë, me targë MB xxx AA, punonjësi i policisë N. Gjergji.Ai u godit në kokë, anës syrit të djathtë. Këtu pat të shtëna nga të dyja palët. Pas disa të shtënave, Aldi Lleshaj u largua me vrap nga pas makinës, duke i ikur policisë përreth 3 km. Disa nga punonjësit e policisë e ndoqën atë në këmbë. Të tjerë u përpoqën ti jepnin ndihmën e parë kolegut të tyre të pladosur. Nga ndjekja që iu bë të armatosurit (fjala për Aldi Lleshaj), gjatë largimit të tij me vrap, ai kthehej me trup dhe u drejtonte armën policëve, dhe qëllonte nganjëherë drejt tyre. Ai u fut nëpër ca ara. Këtu në ndihmë të policisë erdhën edhe forca të Repartit RENEA. Të gjithë bashkë bënë rrethimin e personit, në një largësi të caktuar. Aldi Lleshaj vazhdonte të mbante armën në dorë, dhe bile edhe të qëllonte. Pas thirjeve të vazhdueshme të policisë për tu dorëzuar – pas rreth një ore, ndërsa edhe shkëmbeu zjarr me policinë, ai u plagos në këmbë. Pas kësaj ai u arrestua. Arma iu sekuestrua. Deri në këtë moment ai nuk ishte identifikuar më mirë se kush ishte. Më pas u bë e njohur se ai ishte banor i fshatit Adriatik/Kurbin, dhe se jetonte vetëm me të ëmën, pasi një vëlla e kishte jashtë shtetit, në Itali. Ai u dërgua në spital për ti dhënë ndihmën mjeksore. Në marrjen në pyetje Aldi Lleshaj nuk pranoi të jepte shpjegime për ngjarjen e verifikuar.

Me këto veprime të kundraligjshme Aldi Lleshaj, ka konsumuar elementë të veprave penale ’’vjedhje me armë’’ parashikuar nga neni 140 I kodit penal (sipas ndryshimeve meligjin nr.9686, datë 26.02.2007); ‘’vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’’ mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/b dhe 22 të kodit penal (shtuar me ligjin nr.144/2013); ‘’mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’’/në mjedise të hapura për publikun, parashikuar nga neni 278 parag. 5-të të kodit penal (sipas ndryshimeve me ligjin 98/2014).

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Aldi Lleshajarrest me burg
Pas

Formacioni i dështakëve në Europë, tre lojtarë të Barcelonës (FOTO)

Para

“Shau Ramën dhe lavdëroi Blushin”, reagon policia: Fyeu kryeministrin, thjesht u këshillua

Para
“Shau Ramën dhe lavdëroi Blushin”, reagon policia: Fyeu kryeministrin, thjesht u këshillua

“Shau Ramën dhe lavdëroi Blushin”, reagon policia: Fyeu kryeministrin, thjesht u këshillua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tentoi të vriste kolegun e tij, kirurgu plastik burgoset për jetë në Angli

SPAK publikon listën me kandidatët për kreun e BKH (Emrat)

Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar rritet në nivelin më të lartë katërvjeçar

Autori dyshohet se ka vdekur, ç’dihet deri tani nga masakra në shkollën në Austri

Nuk ndalet masakra në Gaza, Izraeli vret 17 palestinezë, plaçkiten 40 kamionë me ndihma

Sesioni XII plenar i Asamblesë Parlamentare me Evropën Juglindore, Spiropali: Anëtarësimi në BE i vendeve të rajonit tonë, burim energjizimi për kontinentin

Bulqizë/ Kultivuan 1800 bimë narkotike në malësinë e Okshtunit, pranga 19-vjeçarit teksa i punonte, në kërkim shoku

5 të vrarë në një sulm me armë brenda shkollës në Austri

Kallëzimi i gjyqtares Gjoka për shpifje, Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje

Berisha del nga SPAK: Gjyqtarja Irena Gjoka më ka kallëzuar për shpifje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.