Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen që tronditi Vlorën mbrëmjen e sotme ku mbetën të plagosur dy persona, përkatësisht Faxweb.al mëson se quhen Nikollaq Cepaj 37-vjeç dhe Roland Cepaj 28-vjeç, të cilët janë të afërm me njëri-tjetrin.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orën 18:22 minuta në në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit.
Ndërkohë dëshmitarë kanë treguar se autorët kanë qëlluar nga makina e tyre me të cilën lëviznin.
Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari kishte vetë pak ditë që kishte dalë nga burgu për të cilin dyshimet janë se mund të ketë qenë ai shënjestra e atentatit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)