Policia e Beratit ka arrestuar dy autorët e dyshuar për plagosjen e 33-vjeçarit të sapokthyer nga Anglia, Iljaz Ismaili. Ata janë, shtetasit Adriaktik Shabanaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorët e plagosjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë i policisë: Berat
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Poshnje ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar.
Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëautorë
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I.I., 33 vjeç, bazuar në veprimet hetimore për të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe në provat e grumbulluara, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Berat dhe Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim edhe me DVP Fier bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy prej autorëve të dyshuar të ngjarjes:
Ata janë, shtetasit A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat.
Në vijim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.