16:11 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Plagosja e djeshme në ish-Bllok, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

13:07 | 15/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosja e djeshme në ish-Bllok, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Pronari dhe menaxheri i disa klubeve të natës në Tiranë dhe në Vlorë mbeti i plagosur dje me një plumb pistolete në këmbë, pas një atentati ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur shtetasi Artur Aligjoni, 41 vjeç, pronari i një klubi të njohur në kryeqytet, u qëllua me armë në zonën e ish-Bllokut. Si pasojë e sulmit me armë, biznesmeni 41-vjeçar ka marrë një plumb të vetëm në kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, shkruan .

Autori ka qenë një person i vetëm, i cili, sipas pamjeve të marra nga kamerat, i është afruar në këmbë biznesmenit 41- vjeçar duke e qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 4-5 metrash. Pronari i klubit të natës “Arena” u plagos në orën 04:35 të mëngjesit të djeshëm, kur po lëvizte në zonën e ishBllokut, pasi kishte dalë nga lokali që menaxhon. I plagosuri, sipas Policisë, është ishbashkëshorti i moderatores së njohur shqiptare Hygerta Sako. Referuar hetimeve të kryera nga ana e Policisë, dyshohet se atentator ka qenë një person i vetëm, i cili, pasi e ka qëlluar 41-vjeçarin një herë me pistoletë, është larguar në këmbë nga vendi i krimit.

Autori dyshohet se ka lëvizur në rrugicat e zonës duke humbur gjurmët, edhe pse në disa momente të itinerarit që ka ndjekur, është kapur nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve në zonë. HETIMET Policia e Komisariatit nr.2 mësohet se po heton në pistën e një hakmarrjeje të mundshme në lidhje me një ngjarje ku biznesmeni është përfshirë në muajin shtator 2016. Policia ka thënë se shtetasi Artur Aligjoni asokohe plagosi me thikë shtetasin Halim Hysa, pas një konflikti që ata patën mes tyre. Më vonë, biznesmeni u la i lirë duke u proceduatr për “plagosje të lehtë”.

Për shkak të kësaj piste, mësohet se janë shoqëruar në komisariat i plagosuri i dy muajve më parë, Halim Hysa, dhe vëllai i tij lidhur me plagosjen e sotme. Ata mësohet se kanë mohuar autorësinë e plagosjes me armë në zonën e ish-Bllokut, duke paraqitur edhe alibitë përkatëse. Hetuesit e policisë ndërkohë bëjnë me dije se janë duke hetuar edhe disa konflikte të tjera të mundshme të 41- vjeçarit, që kanë të bëjnë kryesisht me punën e tij si menaxher në disa lokale në Tiranë dhe Vlorë. Grupi i hetimit ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën ku ka ndodhur atentati dhe po kqyr me detaje regjistrimet filmike. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: ish-bllokpagosja
Pas

Rama vazhdon me fushatën në 25-vjetorin e FRESH-it: Çdo të ndodhte nëse nuk votonit Partinë Socialiste

Para

Tensionet Serbi-Kosovë, Nikoliç mbledh shtabin e ushtrisë serbe

Para
Tensionet Serbi-Kosovë, Nikoliç mbledh shtabin e ushtrisë serbe

Tensionet Serbi-Kosovë, Nikoliç mbledh shtabin e ushtrisë serbe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Postuan filmimin e sherrit me të miturën në rrjetin social, nën hetim 5 bashkëmoshataret! Nën akuzë dhe adoleshenti që denigroi 15-vjeçaren

“Jemi të varur nga SHBA”- Kancelari Merz: Për Ukrainën mendojmë ndryshe

Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza as për Bajram, raportohet për 20 të vrarë

Marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi në rrezik, zyrtari i lartë rus: marrëdhëniet aktuale nuk premtojnë vazhdim të akordit

Sezoni veror/ Fundjava me diell sjell fluks të lartë pushuesish në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë! Shumica e mjeteve me targa të Kosovës

Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Operacion kundër abuzimit seksual me fëmijë, Interpol arreston 20 persona

Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues, topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.