Është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në Shkodër. Bëhet me dije se Besmir Perkola dyshohet të jetë autori i plagosjes së dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doçaj të ndodhur pak më parë në qytetin e Shkodrës.
Dy të plagosur aktualisht janë dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Dy vëllezërit i përkasin familjes shkodrane, Doçi, të cilët janë emra të lakuar për policinë, por edhe për operacionet e OFL-së, pra mendohet se kjo familje ka lidhje edhe me krimin e organizuar.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me të afërmin e tyre Gentian Doçi i cili akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz.
(R.G/Faxweb.al)
Discussion about this post