Dy vëllezër janë plagosur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Mes të Shkodrës për motive pronësie. Autori i ngjarjes së rëndë është Xhevahir Fikaj i cili ka plagosur fillimisht me sende të forta Lad Grudën dhe më pas konflikti është përshkallëzuar më tej kur ka plagosur me armë zjarri edhe vëllain tjetër Ilir Grudën.
Shkak i konfliktit është bërë një tokë bujqësore që autori i ngjarjes Xhevahir Fikaj pretendonte se e kishte blerë më herët ndërsa dy vëllezërit kishin vënë kufijtë brenda të njëjtës tokë. Dy vëllezërit pretendojnë se toka është e tyre dhe jo e personit që ja ka shitur Xhevahirit, por të njëjtë gjë pretendon dhe autori i ngjarjes së rëndë, i cili u kishte treguar dhe dokumentet sipas të cilave ai e kishte blerë tokën bujqësore.
Fatmirësisht dy vëllezërit mësohet se nuk janë në rrezik për jetën dhe janë transportuar për në spital. Ndërsa policia vazhdon kërkimet për autorin e ngjarjes së ndodhur pasi menjëherë fill pasi kreu krimin u largua nga vendngjarja.
Njoftimi i Plotë i Policisë
Shkodër/informacion paraprak
Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç.
Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
(B.V/Faxweb.al)