Është arrestuar autori i plagosjes së dyfishtë që ndodhi rreth dy muaj më parë në zonën e Selitës në kryeqytet.
Në një konflikt me armë gjatë muajit shkurt mbeti i plagosur Gjon Pelivani, si edhe kamarieri 31-vjeçar Renato Hoxha. Personi i arrestuar nga ana e Policisë është Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Policia e Tiranës njofton se: Më datë 08.05.2018, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor:
– Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).
Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. P., dhe R. H.
(E.K/FAXWEB.AL)