Për plagosjen e Ermal Bregut, efektivit të iPolicisë i cili u plagos dje në zonën e ish-Parkut të Autobusëve është arrestuat njëri prej autorëve të dyshuar, Daniel Manushi. Daniel Manushi dyshohet se qëlloi mbi policin dje në darkë. Personi tjetër në kërkim ndihmoi Manushin të largohej nga vendngjarja.
Mësohet se Bregu e ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën, teksa është shprehur se konflikti ka ndodhur për motive banale.
“Dy personat i njoh sepse jetojnë në lagje. Nuk kam pasur konflikte të mëparshme me ta. Gjithçka ndodhi në pak minuta për arsye banale.
U gjendëm përballë dhe po më thoshin pse na shikon. Më fyen dhe pastaj u grindëm me fjalë. Pastaj njëri prej tyre nxori pistoletën dhe më gjuajti”, mësohet të ketë thënë ai në polici gjatë dëshmisë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post