Pas situatave të dhunës të shënuara ditën e sotme në qytetin e Lezhës pritet të mbërrijë atje dhe Presidenti i zgjehdur Ilir Meta.
Sipas LSI-së Meta do të shkojë atje në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Po kështu kandidati i LSI-së për deputet në Lezhë, Viktor Tushaj ka reaguar për ngjarjen në Shëngjin ku mbeti i plagosur një aktivist i kësaj force politike. Tushaj thotë se kanë qenë 10 persona të armatosur rëndë, ndërsa lëviznin me automjete pa targa.
“Grupi kriminal i rilindasve po kërcënon votuesit ditën për diell. Kanë qenë 10 persona të armatosur deri në dhëmbë që kanë dhunuar aktivistin e LSI”, ka thënë Tushaj.
Nuk kanë munguar as akuzat për policinë. “Policia rend pas viktimës dhe jo pas autorëve që lëvizin të armatosur me automjete pa targa dhe me xhama të errët”, theksoi Tushaj.
(E.K/SHUPLAKA)