Pas plagosjes së të riut Edmir Nilaj në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas Policisë së Shkodrës ai është Admir Dekovi 35 vjeç.
Por pëveç kësaj policia e shtetit ka arritur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur si dhe ka arrestuar 4 persona për “Moskallzim krimi”.
DETAJET E POLICISË:
Shkodër
Dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur me datë 03.09.2017, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N. 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe
Falë veprimeve të shpejta hetimore si dhe bazuar në informacione policore, të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë identifikimi dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A.D. 35 vjeç, banues në Shkodër.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjithashtu u bë arrestimi për veprën penale “Moskallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasve:
Alberto N. 32 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
Bert Sh. 34 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
Leandro N. 35 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
Eduard F. 33 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post