Pas plagosjes së të riut Edmir Nilaj në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas Policisë së Shkodrës ai është Admir Dekovi 35 vjeç.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi:
Identifikohet dhe shpallet në kërkim brenda 8 orësh autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit E.N. në afërsi të fshatit Beltoj Me datë 03.09.2017, ora 03:35 , ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në në një lokal në afërsi të fshatit Beltoj, është një person i plagosur.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N. 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
Falë veprimeve të shpejta hetimore si dhe bazuar në informacione policore, u bë i mundur , që brenda 8 orësh, nga specialistët për hetimin e krimeve ,të identifikohet dhe të shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A.D. 35 vjeç, banues në Shkodër. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
(E.K/SHUPLAKA)