Menjëherë pas të shtënave me armë zjarri në selinë e Partisë Demokratike në Kavajë, është nisur drejt vendit të ngjarjes kryedemokrati Lulzim Basha.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kavajë, ka mbetur i plagosur shtetasi Bledar Oshtuni, 27 –vjeç. Burimet bëjnë me dije se i riu është plagosur në këmbë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ‘Faxweb’, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.
Kujtojmë se pak më parë në qytetin e Kavajës ka ndodhur një incident në zyrat e selisë së Partisë Demokratike, ku 3 persona qëlluan me armë zjarri drejt një 27-vjeçari të identifikuar si Bledar Oshtuni i cili u plagos në këmbë.
Oshtuni ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.
(R.G/Faxweb.al)