01:03 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plagosja gjatë grabitjes e çiftit Laze, policia arreston një prej autorëve, shpall në kërkim tjetrin

09:00 | 04/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vajzën e kapën prej flokësh, Petritin e mbyllën në banjo”, Afërdita Laze tregon detaje të reja: Burri i plagosur u hodh nga dritarja

Policia ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të plagosjes dhe grabitjes së çiftit Laze, ngjarje e ndodhur disa javë më parë në zonën e Alliasit në Tiranë. (LEXO EDHE KETU) 

Burime bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë 28 vjeçari Fatjon Mertenika, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij me iniciale Markeljan Cungu.

Të dy autorët e dyshuar të grabitjes, që degjeneroi në plagosjen e çiftit Laze, kanë pasur precedent të mëparshëm penalë, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020.

Gjithashtu, së bashku me armët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Mjegulla”.

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Allias, Tiranë.

Arrestohet njëri nga autorët e ngjarjes, si dhe shpallet në kërkim autori tjetër, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Grupi hetimor ka siguruar prova shkencore për autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Gjenden dhe sekuestrohen edhe dy armët e dyshuara të përdorura gjatë tentativës për grabitje, municion luftarak, maskë e sende të tjera.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19.01.2020, rreth orës 21:35, në rrugën “Njazi Meka” Allias, në banesën e shtetasit P. L., ku dy shtetas të maskuar tentuan të vidhnin me armë sende me vlerë dhe për pasojë mbetën të plagosur rëndë të zotët e banesës, çifti P. L. dhe A. L., Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesionale operative dhe hetimore, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur sigurimi i informacioneve dhe provave, të cilat çuan në zbardhjen dhe dokumentimin me prova shkencore të kësaj ngjarjeje.

Bazuar mbi provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Nr. 4, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bëri të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor “Mjegulla”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

F.M., 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. C., si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedent kriminal, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020.

Gjithashtu, së bashku me armët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera.

Vijon puna për kapjen e bashkautorit, i cili gjatë operacionit nuk është gjetur në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, me pasoje plagosjen e rendë të dy shtetasve dhe “Armëmbajtja pa leje”, të cilat parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim.

Etiketa: aferdita dhe petrit lazearrestohet autori
Pas

“Nga kush trembet ai bandit?”, habit Fevziu: Vila në periferi të Tiranës me 500 mijë euro sistem alarmi

Para

Prençi plas ‘bombën’: Lleshaj të tregojë kush e vrau Kastriot Reçin në Mirditë. Gruaja e tij, kushërirë e ish-drejtorit…

Para
Prençi plas ‘bombën’: Lleshaj të tregojë kush e vrau Kastriot Reçin në Mirditë. Gruaja e tij, kushërirë e ish-drejtorit…

Prençi plas 'bombën': Lleshaj të tregojë kush e vrau Kastriot Reçin në Mirditë. Gruaja e tij, kushërirë e ish-drejtorit...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.