Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Tiranë, Etjen Xhafaj ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë.
një postimi në ‘Facebook’, Etjen Xhafaj shkruan se ngjarja e ndodhur në Kavajë nuk ka lidhje me politikën dhe kandidatët që garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Xhafaj bën thirrje autoriteteve që të veprojnë dhe autorët të vendosen para drejtësisë, ndërsa i uron shërim të shpejtë 27-vjeçarit të plagosur.
Etjen Xhafaj:
Kujtojmë se pak më parë në qytetin e Kavajës ka ndodhur një incident në zyrat e selisë së Partisë Demokratike, ku 3 persona qëlluan me armë zjarri drejt një 27-vjeçari të identifikuar si Bledar Oshtuni i cili u plagos në këmbë.
Oshtuni ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.