Mesditën e sotme punonjësi i FNSH-së, Flamur Karaj ka qëlluar me një plumb në kokë një person të identifikuar si Enver Karaj i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Policia njofton se autori pasi ka kryer plagosjen me armën e shërbimit, është vetëdorëzuar në repartin e FNSH-së në Tiranë ku edhe punon.
Shtetasi i identifikuar si Enver Karaj, është dërguar menjëherë në gjendje të rëndë drejt spitalit, për shkak të goditjes me armë që ka marrë në kokë, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. (lexo këtu).
Në versionin e saj zyrtar lidhur me ngjarjen, Policia ndër të tjera njofton se Flamur Karaj, 58-vjeç, lindur në fshatin Dorëz, Njësia Administrative Pezë dhe banues në Tiranë, është me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH-së, Tiranë.
“Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi F.K, duke punuar në banesën e tij të vjetër, në fshatin Dorëz dhe pas një konflikti verbal dhe fizik me shtetasin E. K., me armën e shërbimit ka qëlluar në kokë shtetasin E. K., i cili është dërguar me urgjencë në SUT –Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftim, ndërkohë që bëhet me dije se gjendja shëndetësore e Enver Karaj vijon të mbetet kritike për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Konflikti midis dy personave kushërinj me njëri-tjetrin ka ndodhur në fshatin Dorëz në Tiranë, ndërkohë që ende nuk ka detaje për motivet e kësaj ngjarje. Policia dhe grupi hetimor ka zbarkuar në zonën e krimit dhe ka rrethuar zonën.
Specialistët e Sektorit të Krimeve Ndaj Jetës në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim Komisariatin e Policisë Nr 6 dhe me Specialistët e Drejtorisë Rajonale të SH.Ç.B.A Tiranë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- K., 58 vjeç, lindur në fshatin Dorëz, njësia administrative Pezë dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Tiranë
Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi F.K, duke punuar në banesën e tij të vjetër, në fshatin Dorëz dhe pas një konflikti verbal dhe fizik me shtetasin E. K., me armën e shërbimit ka qëlluar në kokë shtetasin E. K., i cili është dërguar me urgjencë në SUT –Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi i policisë F. K. është vetë dorëzuar pranë repartit të FNSH Tiranë, ku edhe shërbente.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një arme zjarri pistoletë, së bashku me karikatorin me 12 fishekë.
Materialet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, do ti kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të më tejshme në ngarkim të shtetasit F. K., për veprën penale, “Vrasja me dashje”, e ngelur në tentativë .
(F.GJ/FAXWEB.AL)