Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, në zyrat e Partisë Demokratike ka shkuar Lulzim Basha. Pasi diskutoi me përfaqësues të shtabit të selisë në Kavajë, Basha doli në një deklaratë për mediat duke e quajtur atentat kundër demokracisë ngjarjen e ndodhur.
Basha:
Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë, një atentat kundër PD-së dhe Alenacën për Ndryshim nga një Kryeministër që e di që të dielën humb.
Një akt i cili tregon ka humbur cdo kufi njerëzor dhe njerëzit e tij kanë humbur toruan dhe qëllojnë më armë.
Kërkojnë të frikësojnë PD-në dhe Kavajën, këkrojnë të na mbyllin gojën. Nuk i kemi frikë, do të marrin përgjigjen e merituar nga Kavaja me votë. Kavaja e di fare mirë, të tilla akte kanë shenuar kthesa të mëdha, rrëzimin e diktaturës dhe humbjen e toruas nga një grusht njerëzit dhe qytetarët kanë vendosur ti largojnë.
Më e bashkuar se kurrë është Kavaja Alenaca Demokratike. Vëllezër e motra të mbarë sShqipërisë, le ti japim këtij akti përgjigje ditën e dielë. Kështu ti japim fund këtij 8 vjecari makth për shumicën dërrmuese dhe të kthejmë Kavajën e demorkacisë të gjithë së bashku, asnjë hap prapa dhe të vazhdojmë marshimin tonë deri ditën e dielë dhe ti japim përgjigjen e merituar këtij atentati të shëmtuar kundër PD-së.
Kujtojmë se pak më parë në qytetin e Kavajës ka ndodhur një incident në zyrat e selisë së Partisë Demokratike, ku 3 persona qëlluan me armë zjarri drejt një 27-vjeçari të identifikuar si Bledar Oshtuni i cili u plagos në këmbë.
Oshtuni ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.
(R.G/Faxweb.al)