Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Bicaj të Peqinit, ku një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para zyrtare na policia, bëhet me dije se i plagosuri është shtetasi me inicialet G.B., 15 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa dyshohet se është vetëplagosur nga pakujdesia.
Njotimi i policisë:
Peqin
Informacion paraprak
Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.
(B.B/ Faxweb.al)