Detaje të reja kanë dalë në pah pas ngjarjes në Elbasan ku mbeti i plagosur shtetasi Raif Çaushllari. Burime për ‘Fax News’ thonë se Raif Çaushllari është nip i familjes Çapja.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen ‘Fushë Mbret’. Raif Çaushllari u plagos ndërsa ishte duke ecur, ai rezulton se është pronar i një motoservisi të vogël.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihe autorët e plagosjes.
Sipas njoftimit të policisë rreth ores 19.40, afer kryqëzimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistoletë nga persona ende të paidentifikuar shtetasi Raif Çaushllari rreth 23 vjeç, pronar i një motoservisi.
Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilesinë e provës materiale armën e krimit.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post