Policia e Korçës ka zbardhur detajet të reja në lidhje atentatin ëë iu bë Mina Zojas në Korçë ku mbeti i plagosur në këmbë. Kështu Policia ka shpallur në kërkim dy shtetas dhe ka sekuestruar automjetin që përdorën në atentatin ndaj Mina Zojas.
Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim M.D, 39 vjeç dhe S.D, 59 vjeç. Mina Zoja u transportua natën e mbrëmshme drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar.
NJOFTIMI I POLICISE
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 19.12.2017, ku u plagos me armë zjarri një person. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i përdorur nga autorët. Në vijim të informacionit paraprak datë 19.12.2017, ju informojmë se specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan proçedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:
M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë. Pasi më datë 19.12.2017, tek një lokal në aksin rrugor Korçë- Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin M.Z, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të speçializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë është sekustruar mjeti të cilin kanë përdorur autorët e dyshuar të ngjarjes. Po punohet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76,22, 278 e 25 të Kodit Penal.
(B.H/Faxweb)