Pak pas ngjarjes në Laprakë, zbulohet autori i plagosjes së katër personave. Autori dyshohet të jetë pronari i lokalit ku ndodhi plagosja Arben Seferi, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë Mercedes Benz gri.
Ndërsa nga ana tjetër mësohet se në ngjarje janë përfshirë dhe persona të tjerë të cilët dyshohet se janë gjithashtu autorë të kësaj ngjarjeje.
Seferi dyshohet se ka bërë sherr brenda lokalit me katër klientët dhe vetëm disa metra larg tij, kur ata kishin dalë nga anbjentet e lokalit ka qëlluar mbi ta me armë. Pas ngjarjes ai është shpallur në kërkim dhe po punon intensivisht për të zbardhur shkaqet e sherrit.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme në kryeqytet, janë dëgjuar të shtëna me armë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë, ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave katër persona kanë mbetur të plagosur. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu tha se janë dy autorë të plagosjes së katërfishtë.
Ata janë:
-Eljon Lekaj, 31-vjeç
-B.M, 31-vjeç
-B.K, 33-vjeç
-A.B, 46-vjeç
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (D.D/Shuplaka)