Policia zbardh detajet e ngjarjes së ndodhur mesditen e sotme në Fushë Cukali të Shkodrës, ku mbeti i plagosur një 50-vjeçar.
Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar dhe pasi është marrë në pyetje nga efektivët e policisë e ka pranuar krimin e kryer.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 12 :30, në Fushë Cukal, ku pas disa të shtënave me armë zjarri mberi i plagosur Mhill Pali.
DETAJET E POLICISË
Shkodër.
Zbardhet ngjarja e ndodhur në “Fushë të Cukalit”, ku u plagos me armë zjarri automatik shtetasi M.P, i cili humbi jetën në Spital si pasojë e plagës së marrë.
Arrestohet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ju informojmë se: Në sajë të veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore.
Në kohë rekord shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin: Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes. Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë.
Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konfikteve të vazhdueshme që kanë patur familja e tij me atë të viktimës. Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës. (D.D/Shuplaka)