Policia e Tiranës me anë të një komunikate për mediat, në lidhje me plagosjen e djeshme, shprehet se ka proceduar penalisht edhe një nga vëllezërit.
Efektivët proceduan 51-vjeçarin A.K, pasi dyshohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, policia prangosi 51-vjeçarin SH.H, pasi plagosi dy vëllezër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 51 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe A. K., 51 vjeç (vëllezër), i ka goditur ata, me një mjet prerës.
2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve për këtë rast ka nisur procedimi në gjendje të lirë dhe për 51-vjeçarin A. K., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje””, njofton policia.