Disa orë pas plagosjes së regjistruar pranë Bashkisë së Vaut të Dejës, ku u qellua me arme zjarri pronari i një servisi, i identifikuar si Ermir Simoni, policia është vënë në ndjekje të autorëve. Deri në këto momente, janë shoqëruar katër persona si të dyshuarit e plagosjes me armë zjarri në drejtim te 43-vjeçarit.
4 të shoqëruarit, po merren në pyetje nga oficerët e Policisë së Shkodrës të cilët kanë prova të mjaftueshme në lidhje me përfshirjen e këtyre personave në plagosjen e regjistruar në Shkodër.
Burime bëjne me dije se katër personat të cilët kanë qenë prezentë në momentin e plagosjes së 43-vjeçarit, kanë qenë së bashku në një automjet tip ‘BMË’.
Blute e Shkodres në bazë të të dhënave të dëshmitarëve, por edhe të afermëve të 43-vjecarit Ermir Simoni, ka arritur që të zbardhë plagosjen pranë Servisit të automjeteve në Vau Dejes.
Ngjarja sipas Policisë:
Ermir Sokoli, njihet në zonë si pronar i servisit, posaçërisht për automjetet tip BMË dhe Land Rover, dhe shkak i grindjes së 43-vjeçarit me personat e tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi është pikërisht automjeti i tyre BMË të cilën ato e kanë pasur në servis.
Pasi janë konfliktuar me fjalë me 43-vjecarin Simoni, një nga personat ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ermirit duke i shkaktuar plagë të shumta. Katër të rinjtë janë larguar me mjetin tip BMË nga vendi i ngjarjes edhe pse tashmë janë në gjurmët e Policisë.
43-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e bluzave të bardha ndërkohë që pritet edhe dëshmia e 43-vjeçarit që të hedhë dritë mbi zbadhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Discussion about this post