Lul Rakaj autori i cili plagosi me armë zjarri dy persona në Malësi të Madhe është vënë në pranga nga policia. Rakaj ka shkrepur dy herë armën dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjatja.
Sipas informacionit të policisë, rreth orës 09:45 në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, është raportuar se Lul Rakaj ka plagosur me armë zjarri dy shtetas, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Pas disa orësh, është arrestuar autori Lul Rakaj.