Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin Eduart Sakaj, 32 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas ka qëlluar me mjet prerës, për motive të dobëta shtetasin E.K., 37 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
FaxWeb.al mëson se u arrestua gjithashtu në flagrancë shtetasi Aurel Çako, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, për veprën penale “Vjedhje”.
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit Raimonda Barxha 39 vjeçe dhe Q.B., 51 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.
Arrestimi i dy shtetasve të mësipërm u bë pasi në afërsi të banesave të tyre, nga shërbimet e policisë u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike.
Materialet në ngarkim të shtetasve këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)