Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krumë. Një plagosje më armë zjarri raportohet se ka ndodhur pas një konflikti ndërmjet dy burrave.
Një 52-vjeçar u plagos me pistoletë në këmbë nga një i ri 30 vjeçar, i cili u arrestua pas ngjarjes. I arrestuari quhet Abedin Cenalia.
I plagosuri u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mjekët thanë se nuk i rrezikohet jeta.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76,22 e 278 të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB)