Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen numër 7 të qytetit, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat.
Raportohet se i plagosuri është transportuar me një automjet privat drejt spitalit rajonal, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk ka të dhëna për identitetin e plotë të të plagosurit, dhe as për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.10.2019, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I.I., 42 vjeç, pasi në lagjen Nr.7, Durrës për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.