Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Levan në Fier. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal, pas një sherri mes dy personave. Fatmirësisht personi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në datën 17.12.2017, rreth orës 09:00, në urgjencën e spitalit Fier është sjellë për mjekim shtetasi F.S, 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier.
Në një lokal në fshatin Lavan, dyshohet se shtetasi D.H, 40 vjeç, ka goditur goditur me thikë në bark shtetasin F.S”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtetasi F.S po merr mjekim në spital, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e shtetasit D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.