Ilirjan Ali Gjuni, 32-vjeçari i arrestuar pas operacionit të koduar “Feedback” për djegie automjetesh dhe vjedhje, ka një histori të gjatë me ligjin dhe është një emër i njohur për autoritetet.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim dhe ka vuajtur dënime për një sërë veprash penale, duke përfshirë vjedhje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve.
Për herë të parë është shpallur në kërkim më 21 mars 2012 për vjedhje, dhe më pas është arrestuar për të njëjtën vepër penale në datat 19 shkurt 2015 dhe 17 shkurt 2015. Ai gjithashtu ka pasur dhe kërkesa për të cilat ka përfunduar në burg, siç ishte ajo e datës 26 nëntor 2015, ku Gjykata e Apelit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për vjedhje.
Në vitin 2013, ai ka tentuar të vjedhë një banesë dhe është arrestuar për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa ka pasur edhe ndalim për vjedhje. Një tjetër episod që ka përfshirë Gjuni është i vitit 2018, kur u shpall në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, por kërkesa është anuluar më pas.
Ai gjithashtu ka pasur një dënim në Francë për plagosje me mjet të mprehtë, duke vuajtur një dënim prej 20 muajsh, dhe është deportuar më 4 gusht 2024, me vendim për ekspuls të përjetshëm nga ky shtet.