Ditën e djeshme deputeti Alket Hyseni me anë të një postimi shkaktoi një ‘tërmet’ të vërtetë në rrjet dhe jo vetëm, për shkak se krahasoi ish-kryeministrin Sali Berisha me një autik.
Termi i përdorur pre tij, i cili është një ofendim për të gjithë personat me çrregullime të spektrit të autizmit dhe aftësi te kufizuara, nxiti rrjetin që ti kërkojë deputetit të PS-së të japë dorëheqjen.
Vetë Hyseni, është mjaftuar me një koment duke ju përgjigjur Emanuela Pepkola Zaimit, e cila është dhe drejtuesja e Fondacionit Down Syndrome Albania, se qëllimi i tij nuk ka qenë aspak ai i ofendimit të fëmijëve me nevoja specifike, ndërsa thotë se kërkon ndjesë për këdo që është ndjerë i fyer, po jo aspak për kundërshtarët e tij politikë.
Veç të tjerash, deputeti i PS-së i detyruar nga presioni publik, ka ndryshuar postimin e tij në Facebook dhe ka hequr termin autik, duke e zëvendësuar më një fjalë tjetër.
Por Emanuela Pepkola Zaimit nuk është mjaftuar me kaq! Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo veç faktit që kërkon dorëheqjen e Hysenit, shkruan se ka raportuar në aplikacionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi si dhe po përgatit një letër për kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçin, kryeministrin Edi Rama si dhe për Avokatin e Popullit.
“Per te gjithe qe me pyesin se c’do te bejme tjeter per #AlketHyseniJepniDoreheqjen
- Kemi raportuar ne aplikacionin e Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi.
2. Jemi duke pergatitur dhe leter per Z.Ruci, dhe Z.Rama dhe Leter per tek Avokati i Popullit.
Media dhe nje komunitet i tere jane tashme ne dijeni, ndaj besoj se askush nuk ka me nevoje per fakte. Pres qe pavaresisht letrave tona, media te vazhdoje te kerkoje llogari vete e ta ndjeke kete ceshtje.
Pres qe pa u mbyllur dita e punes sot, deputeti te kete dhene vete doreheqjen (apo vete PS ta kete perjashtuar ate), dhe shefat e tij te kerkojne ndjese ne emer te tij e te gjithe partise socialiste.
Nese ai vete, partia e tij dhe kuvendi nuk e bindin ate te jape dorehqjen, cfare do lloj letrash te bejme ne, nuk ka per te ndodhur asgje me….sepse politikanet e vendit tone e dine qe ne Shqiperi cudia me e madhe 3 dite zgjat dhe turpi kapercehet me nje gote vere te shtrenjte.
Per Kryeministrin, Z. Edi Rama une kam nje pyetje:
- #EdiRamaa perfshihet gjuha e urrejtjes dhe e diskriminimit ne planin tuaj per te denuar me ligj shpifesit? A do me jepni Ju sot nje shenje, qe Kryeministri i vendit tim, vertete s’e ka mendjen tek nevojat e komunitetit te PAK, por nuk mund te lejoje qe te shkelet dinjiteti i tyre?”- shkruan Emanuela Pepkola Zaimi.
Më tej Zaimi në një shkrim tjetër evidenton faktin e Alket Hyseni është kryetar i Etikës në PS.
“Kryetar i Etikes se PS ??? Ende?
…Në vitin 2007 dhe aktualisht është Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore dhe të Etikës të PSSH…”- shkruan ajo.
Ndryshimi i postimit të Alket Hysenit:
(M.Q/Faxweb.al)