Pas lajmit të publikuar nga media amerikane, Breitbart News, gazetari Endri Xhafo i bën thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha, që ta ndajë mendjen se me kë është, me Donald Trump apo Hillary Clinton.
“Ndaje plako me kë je!
Basha për Breitbart News:
– “Jam sulmuar ashpër nga ai (Sorosi) e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare, sepse jam mbështetës i Trumpit”.
Jo ore? Me gjithë mend? Ore, e dinë këta të Breitbart-it që ke qenë te Hillary ti, te Konventa e Demokratëve bashkë me Pandin dhe Olta Xhaçkën? Plako, ndaje me kë je! Dhe rregullo partinë se, nëse do të fitosh, nuk do të vijnë në Shqipëri të votojnë as Trumpi e as Dana Rohrabacher. #bananarepublic”, shkruan gazertari.
Dje në darkë,”Breitbart News” publikoi një shkrim ekskluzim për kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili ka qenë të hënën në mbrëmje pjesëmarrës në një darkë të Komitetit Kombëtar Republikan të Kongresit, bashkë me presidentin Trump.
Një nga shqetësimet që Basha ka ngritur është ndikimi i miliarderit Soros në Shqipëri dhe lidhjet e tij me Ramën dhe qeverinë e tij. Basha thotë për ‘’ Breitbart News’’ se Rama është investimi më i rëndësishëm i Soros në Ballkan.
Basha pohoi se mbështetja e tij për Presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit: “Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit”. (D.D/Shuplaka)