Kohët e fundit regjisori Laert Vasili shfaqet në debatet e studiove televizive, si një fytyrë re dhe e maturuar e propagandës qeverisëse, ku nuk flet më për Teatrin apo kulturën, por diskuton dhe për ekonominë apo dhe për çështje kombëtare.
Por ajo që vihet re në daljet e tij televizive të Vasilit është transformimi në pamje këto 6 muajt e fundit. Siç shihet Vasili është shfaqur papritur së fundmi me flokë të thinja, gjë që simbolizon fisnikërinë dhe dijen.
Në një postim në rrejtin social Facebook gazetarja Anta Muçaku shkruan se një: Një plak me mjekër, apo një burrë me thinja “ngjit” më shumë se sa një “fytyrë djaloshare” që merr përsipër të thotë gjëra që supet e tij s’i mbajnë dot.Kështu që baballarët e vërtetë të artit e teatrit s’do mund t’i thonë më Laertit: Pusho ti se s’di gjë! Një burrë i thinjur, ka gjithmonë diçka për të thënë.”– shkruan gazetarja.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post