21:47 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plan për të sjellë ushtarë të ISIS-it? Ish-kreu i SHIU-t: Do ishte shumë e rrezikshme, nuk kemi eksperiencë kundër terrorizmit (Video)

10:33 | 05/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plan për të sjellë ushtarë të ISIS-it? Ish-kreu i SHIU-t: Do ishte shumë e rrezikshme, nuk kemi eksperiencë kundër terrorizmit (Video)

Ditën e djeshme nga Tirana kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov vuri në siklet Edi Ramën teksa mes rreshtave kërkoi një aleancë kundër ndikimit të Turqisë në Ballkan.

Duke komentuar sot në studion e ‘’Fax News” këto deklarata ish-kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak Ylli Zyla u shpreh se sipas tij, Turqia nuk përbën rrezik lidhur me sigurinë e Shqipërisë.

Ndërkohë një tjetër çështje ka dalë në dritë së fundi, mundësia e ngritjes së një kampi, ku në vendin tonë do të sillen persona që kanë qenë pjesë e ushtrisë së ISIS-it.

Sipas Zylës, kjo do të bënte një rrezik të madh për vendin tonë, pasi Shqipëria ka pak mundësi që të trajtojë rastet e terrorizmit, për shkak të mungesës së eksperiencës.

‘’Duke parë çështjet e sigurisë në Ballkan, del dhe një çështje tjetër për një qendër koordinimi që pret ushtarët që kanë marrë pjesë në luftën e ISIS. Këta janë persona që janë shumë të rrezikshëm.

Do të ishte mirë që ne të ishim një qendër koordinuese dhe jo grumbulluese, pasi Shqipëria është tashmë shumë e përfshirë me muxhahedinët.

Unë nuk do ta quaja me vend që të kishte një qendër grumbullimi për këta ushtarë, pasi ne vetë nuk jemi të stabilizuar. Çështja e terroristëve të ISIS do kërkonte një impenjim jo vetëm të vendeve të Ballkanit po edhe të SHBA-së.

Do të donte shumë kohë që kjo popullsi të integrohej, në mesin e tyre ka shumë persona që janë me rrezikshmëri shumë të lartë. Janë vërtet shumë të rrezikshëm, me një nivel shumë të lartë alarmi, duhet të mendohet mirë nga autoritetet.

SHISH dhe Policia e Shtetit kanë të dhëna lidhur me këtë popullsi, ku vetëm nga vendi ynë ka pasur 200 ushtarë, të cilët janë njerëz me një nivel shumë të ulët ekonomik. Në ISIS ka pasur një grumbullim dhe të personave nga organizata të tjera shumë të rrezikshme si AL-KAEDA.

Unë them pse mos të zgjidhet vetë Bullgaria, pasi është edhe në NATO edhe në BE. Nuk duhet të ishte kurrsesi Kosova pasi ka struktura shumë të brishta”, u shpreh Zyla.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Alarmi në Gjirokastër: Rritet numri i klandestinëve, destinacioni vendet Europiane

Para

Islamaj kalon Vettingun? KPK: Pasuria e tij dhe e bashkëshortes është e justifikuar

Para
Islamaj kalon Vettingun? KPK: Pasuria e tij dhe e bashkëshortes është e justifikuar

Islamaj kalon Vettingun? KPK: Pasuria e tij dhe e bashkëshortes është e justifikuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.