Që nga dita e nesërme do të fillojë rritja e temperaturave. Bëhet fjalë për një rritje prej dy deri në tre gradë.
Në fillim të javës që vjen, temperaturat do të kenë tendence për rënie. Rënia do të jetë e lehtë, pasi do të vijë pas një fundjave me temperatura të larta.
Në përgjithësi, koha do të jetë e qëndrueshme. Për 4-5 ditë do të kalojë një masë e gjerë ajrore, e cila do të shtrihet që nga Italia veriore në perëndim, deri në Bullgari e Greqi sa i përket lindjes.
Temperaturat e muajit shkurt pritet që në total të jenë mbi mesataren shumëvjeçare të tij, gjë që nuk është e habitshme për dimrin aktual.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post