Nëse keni nisur planet për fundjavën do të bënit mirë që ti hidhnit një sy parashikimit të motit.
Gjatë paraditës së sotme moti do të dominojë nga kthjellime, ndërsa në orët e mesditës do të ketë një shtim të vranësirave duke sjellë shira të përkohshëm në Lindje dhe Juglindje.
Ndërsa mbrëmja do të risjellë kthjellimet në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 35 km/H.
Temeraturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes për një rritje me 2 gradë në orët e mesditës.
Edhe dita e nesërme do të jetë mes alternimit të reshjeve të shiut dhe vranësirave. Temeperaturat gjatë ditës së nesërme pritet që të kenë një rritje, ku vlera maksimale do të arrijë 28 gradë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post