18 Qershori, 18 Qershori, 18 Qershori, kjo ishte deri para dy ditësh shprehja më e dëgjuar në retorikën politike në Shqipëri.
Ndërsa tani do të na duhet të shtyjmë artikulimin tonë edhe me një javë, zgjedhjet falë marrëveshjes së re do të mbahen në 25 Qershor.
Ndërkohë që listat e PS-së me kandidatë në fakt u menduan pa pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. E për ta vërtetuar këtë mjafton të shohësh listat. Vetë kryeministri Rama e ka vënë të gjashtin emrin e tij në listën e Vlorës.
Ndërkohë që në ka një emër që nuk është aspak rehat në listat e zgjedhjeve është kreui grupit parlamentar Gramoz Ruçi, i 9-ti në listën e Fierit. Në një qark në dukje socialist, po nuk mungojnë as konkurrentët si LSI-ja apo PDIU-ja.
Ndërkohë që në listën për Tiranën gjen sa të duash në vendet e rrezikut,duke filluar nga ministrja e inovacionit Milena Harito.
Ajo gjendet në vendin e 21-të në listën me 37 kandidatë për Tiranën. Po ashtu në një pozicion apak komod gjendet dhe i larguari nga LSI-ja Spartak Braho, i cili renditet i 19-ti në listën e kryeqytetit. (E.K/SHUPLAKA)