11:07 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Planet për paqen po ecin mirë”, Trump: SHBA dhe Ukraina do të firmosin së shpejti marrëveshjen për mineralet

08:56 | 21/03/2025
në Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Planet për paqen po ecin mirë”, Trump: SHBA dhe Ukraina do të firmosin së shpejti marrëveshjen për mineralet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje për minerale dhe burime natyrore me Ukrainën. Trump tha për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e së enjtes se përpjekjet e tij për ta arritur paqen mes Ukrainës dhe Rusisë janë duke shkuar “shumë mirë”, pasi këtë javë bisedoi me liderët e dy vendeve të përfshira në luftë. “Jemi duke ecur shumë mirë me Ukrainën dhe Rusinë. Dhe një nga gjërat që po bëjmë është nënshkrimi shumë shpejt i një marrëveshjeje me Ukrainën në lidhje me mineralet e rralla”, tha Trump.

Teksa Trump po bënte këto komente, forcat ruse sulmuan infrastrukturën civile në Odesa, duke shkaktuar dëme dhe duke plagosur tre persona, përfshirë një vajzë, tha guvernatori rajonal. “Armiku i sulmoi fuqishëm me dronë Odesën dhe rajonin”, tha guvernatori Oleh Kiper. “Ka dëme në infrastrukturën civile, duke përfshirë një ndërtesë të lartë banimi, një qendër tregtare dhe dyqane”, shkroi ai në Telegram.

Ndërkohë, thuhet se në rajonin Kursk të Rusisë forcat ukrainase sulmuan stacionin e shpërndarjes së gazit në Sudzha. Media e pavarur Sota publikoi një foto në Telegram që shfaq një zjarr të madh. Zyrtarët e Qeverisë ukrainase nuk janë deklaruar për këtë sulm. As Moska nuk e raportoi incidentin.

Stacioni ishte pika e vetme përmes së cilës kalonte gazi rus në rrugën e tij drejt Evropës, deri kur Ukraina refuzoi të zgjasë një marrëveshje tranziti në janar. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi të enjten ukrainasit në territoret e pushtuara të Ukrainës të marrin pasaportë ruse deri më 10 shtator ose të largohen. Ultimatumi vlen për ukrainasit në rajonet e pushtuara Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, tha në X ish-ministri i Ekonomisë i Ukrainës, Tymofiy Mylovanov.

Këtë javë, Trump zhvilloi bisedime të ndara me Putinin dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në përpjekje për ta ndërmjetësuar arritjen e një armëpushimi mes dy vendeve fqinje. Ai nuk arriti ta sigurojë një armëpushim të plotë 30-ditor, por bisedimet bënë që Putini të pajtohet për t’i ndaluar sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë. Pas bisedimeve me Trumpin, Zelensky tha se ai gjithashtu do ta pranonte një pauzë të tillë.

“Ne duam që kjo (luftë) të përfundojë, dhe mendoj se po ecim mjaft mirë në këtë drejtim”, tha Trump.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan në fillim të këtij muaji për ta përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e burimeve të saj minerale. Përpjekjet për të finalizuar marrëveshjen u prishën më 28 shkurt pas një debati të ashpër midis Trumpit dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë.

Trump dhe Zelensky ranë dakord më 19 mars të punojnë së bashku për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, gjatë një bisede telefonike që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si të “shkëlqyer”. Nuk është e qartë nëse kushtet e marrëveshjes për mineralet kanë ndryshuar. Një version i mëparshëm nuk përfshinte garancitë e sigurisë për Ukrainën që Zelensky kishte kërkuar./ REL

Pas

Renditet vetëm pas SHBA-ve dhe Britanisë/ Koreja e Veriut, shteti me rezervat e treta më të mëdha të Bitcoin në botë

Para

Osmani dhe presidenti i Letonisë deklarohen për draft-statutin për Asociacionin dhe masat e BE-së

Para
Osmani dhe presidenti i Letonisë deklarohen për draft-statutin për Asociacionin dhe masat e BE-së

Osmani dhe presidenti i Letonisë deklarohen për draft-statutin për Asociacionin dhe masat e BE-së

 



Të Fundit

​Eksperti i drejtësisë tranzicionale: Specialja u krijua për interesat e Serbisë

Plagosja e 15-vjeçarit te “Ali Demi”/ Shpallet në kërkim autori dhe pronari i picerisë “Fantazia”, arrestohen 3 punonjësit. Ja akuzat

Autori e priti për 1 orë, çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë nga vrasja në Lezhë

Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite pasi iu dhurua porti i Durrësit. Kanë edhe një bos në hije

Plagosja e 15-vjeçarit në “Ali Dem”, identifikohet autori! Nën hetim punonjësit e picerisë që fshehën ngjarjen

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha publikon skandalin: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

I dënuar në Angli për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, i sekuestrohen pasuritë në Shqipëri

U paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, Berisha zbulon mesazhin që la për Altin Dumanin

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Kush janë dy të rinjtë që ndërruan jetë pas përplasjes me motor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.