Planet për krijimin e një strukture të ngjashme me Vatikanin në zemër të Tiranës, për krijimin e ‘Shtetit Sovran Betktashi’, duket se nuk përkrahen nga bektashinjtë e Turqisë, të cilët janë shprehur kundër krijimit të një shteti të tillë.
Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash nga Turqia në deklaratat e publikuara në rrjetin turk Haber Global, thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.
Zeynel Abidin Koç, kryetar i Federatës Turke të Alevit, tha: Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia. Megjithatë, në Shqipëri ka rreth 115.000 besimtarë bektashianë, dhe kjo përfaqëson 5% të popullsisë së Shqipërisë. Sekti bektashi alevi jeton prej shekujsh në këto anë. Më vonë Perandoria Osmane u zgjerua në Ballkan duke arritur deri në Hungari dhe Shqipëria u bë vendi më i rëndësishëm për ta. Filozofia alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si Një, këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre, të duan fjalët e tyre dhe të qëndrojnë në anën e heroi Ali“.
Ndërsa presidenti aktual i Federatës Alevi Bektashiane në Turqi, Husein Güzelgül, i konsideron si pozitive hapat e ndërmarrë nga vendet për të njohur besimin e sektit bektashi, por thekson se shteti fetar dhe besimi bektashi, nuk mund të shkojnë paralelisht.
“Ne nuk e shohim si të drejtë një shtet të bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë aty ku ka tolerancë, paqe dhe dashuri .’- tha ai.
Vetëm pak ditë më parë në prestigjiozen amerikane New York Times u raportua se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, si Vatikani, për besimtarët bektashinj. Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York, duke nënvizuar se shqiptarët ndër histori kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare.
Discussion about this post