Edi Rama ka treguar gjatë konferencës së sotme se plani i qeverisë do të ndahet në disa pika sa i përket aplikimeve të fondeve finacnuese për emergjencën e koronavirusit.
Rama tha se nuk do të investohet gjithçka sot për të ndeshur në të ardhmen një krizë të pazgjidhshme, por që do të mvbështetet shtresa e varfër dhe pa të ardhura.
“Ekonomia jonë nuk mund të zbatojë ëndrrat opozitare apo atyre që nuk dinë tablat e shumëzimit. Do të financojmë mbijetesën në luftë, të atyre nga ne që do të përfundojnë në kthetrat e armikut, atyre që nuk shkojnë në punë, atyre që pa biznesin e vogël mbijetojnë nesër. Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment, të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë, por të hapim nëse duhet të kalojmë në planin B”, tha Rama ndërsa shpalosi planin e mëposhtëm:
Plani ynë ka shtatë pika:
Së pari 2.5 mld lekë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin
10 mld lekë për garnaci sovrane për komapnitë që kanë vështirësi për pagat
6.5 mld lekë për nevojat imediate për shkresat në nevojë për biznesin, papunësinë
2 mld lekë për Mbrojtjen për operacionin humanintar
1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë
Do të fshijmë përgjithmonë për kamatëvonesa për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonetet
Do të riskedlojmë tatim fitim për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.
Ndërkohë kryeministri ka falenderuar Presidentin Meta për kontributin që sipas tij po jep, ndërsa ka treguar edhe rreth pagave të kabinetit qeveritar dhe deputetëve.
“Sepse të parët ata me halle reale nuk duhet ti lëmë vetëm, të dytët të bëjnë luftën e tyre si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga të tjerët. Unë doja që në planin A të impononim dicka nga vetja, si biznesi i madh apo kanë një pagë të lartë, por më bindën si mesazh i gabuar, ku do të dilte se shteti nuk ka para. Nuk do të prekim asnjë pagë përvec të këshillit të ministrave dhe deputetëve që do të marrin gjysmën e rrogës deri në fund. Nuk do të kemi asnjë keqkuptim duke përgjymsuar pagën e Presidentit të Republikës, të cilit haka e do që t’i bëj një falenderim publik, për faktin se qysh kur kemi hyrë në këtë luftë, po ndihmon si mundet dhe sa mundet.”, tha kryeministri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post