Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen në mes të një krize në rritje politike mbi strategjinë e Brexit të Britanisë së Madhe.
Ai është ministri i dytë i lartë i kabinetit që ka lënë postin brenda disa orëve, pas Sekretarit të Brexit, David Davis.
Largimi i tij erdhi 30 minuta para se Theresa May të duhej t’i drejtohej Parlamentit për planin e saj të ri Brexit, i cili ka zemëruar shumë deputetët konservator.
Në një deklaratë, May, falënderoi Z. Johnson për punën e tij dhe tha se një zëvendësim do të shpallet së shpejti.
Ndërkohë që më herët dha dorëheqjen sekretari britanik për negociatat për Brexit, David Devis.
Në argumentimin e tij, Devis shprehet se qeveria britanike kishte bërë shumë lëshime në negociatat për shkëputjen e vendit nga Bashkimin Europian.
Sipas tij, kryeministrja May po përpiqet të minojë rezultatin e referendumit popullor të 2016-ës, ku u vendos largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian.
May e zëvendësoi atë paradite me Dominik Rabin. Por kryeministrja i druhet të tjera largimeve në kabinetin qeveritar, nga anëtarët që kundërshtojnë linjën politike që po ndiqet për këtë çështje.
(M.Q/Faxweb)