Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar me një deklaratë mbi masat që po merr qeveria shqiptare ndaj koronavirusit.
Kjo deklaratë vjen pas daljes së Kryeminsitrit në komunikim me mediat mbrëmjen e sotme ku sqaroi planin ekonomik që po ndërmerr qeveria e tij ndaj pandemisë.
LSI shprehet e pakënaqur me këto masa dhe sipas saj nuk ka transparencë dhe ide të qarta mbi fondet që u shkurtuan në buxhet.
Nëpërmjet kësaj deklarate LSI bëri me dije do te mbeshtese vetëm hapa konkrete dhe financime te drejtperdrejta.
DEKLARATE E LEVIZJES SOCIALISTE PER INTEGRIM
“LSI vlereson se plani i qeverise per perballimin e pasojave te pandemise eshte vetem nje hap,por edhe ky ende i paqarte dhe i padetajuar.
Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartesine dhe mosbesimin pasi nuk beri publik se cilet jane fondet qe u shkurtuan ne buxhet dhe te cilat per rrjedhoje do te vendosen per perballimin e pandemise.
Transparenca duhet te jete menyra e shpenzimit te cdo qindarke te qytetareve dhe vetem e vetem ne interes te tyre dhe halleve te medha te tyre ne keto dite te veshtira.
LSI do te mbeshtese vetem hapa konkrete dhe financime te drejtperdrejta, qe shkojne ne xhepin e qytetareve dhe jo zhurme propagandistike per financime qe lindin dhe vdesin ne konferenca shtypi“.