10:41 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Plani i Presidentit Zelenskyy për fitoren, pritshmëritë dhe realiteti

21:06 | 27/10/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plani i Presidentit Zelenskyy për fitoren, pritshmëritë dhe realiteti

Plani i Kievit për fitoren e luftën, i prezantuar këtë muaj nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka marrë tashmë vlerësime nga partnerët perëndimorë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakaletes njofton nga Kievi se çfarë mendojnë ekspertët dhe banorët e Ukrainës lidhur me planin e fitores.Plani i Fitores i Presidentit Zelenskyy përbëhet, mes të tjerash, nga pesë pika.

“Nëse fillojmë zbatimin e këtij plani specifik për fitoren, deri vitin e ardhshëm mund t’i japim fund luftës”, thotë Presidenti Zelenskyy.

Plani kërkon ftesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO dhe vendosjen e një pranie të mjaftueshme ushtarake jo-bërthamore në territorin e saj për siguruar përmbajtjen e Rusisë. Reagimi i partnerëve perëndimor është i paqartë. Qëndrimet e ukrainasve po ashtu. Natalia është banore e Kievit.

“Plani është real por nuk varet nga Ukraina”.

Oleg, një tjetër banor i Kievit, mendon ndryshe

“Kam bindjen e plotë se gjithçka do të vendoset në fushën e betejës. Miku më i mirë i Ukrainës janë forcat tona të armatosura”.

“Do të kemi mbështetje. Shpresojmë për më të mirën, por ndoshta do të duhet të luftojmë për veten tonë”, thotë Oksana, banore e Kievit.

Analisti i shkencave politike, Mykola Davydiuk, thotë se plani përmban shumë pika jorealiste për partnerët perëndimorë.

“Po të kishim katër pika realiste dhe një jo të tillë, mund të bëhej një përjashtim. Përgjigja është se plani është i shkëputur nga realiteti”.

Analisti thotë se ukrainasit janë të fundit që njihen me planin, pas të gjithë partnerëve të huaj të Kievit. Disa pika nuk u janë shpjeguar atyre, siç është një marrëveshje me aleatët për të ndihmuar në mbrojtjen e burimeve kritike të vendit si dhe investimi dhe shfrytëzimi i përbashkët të këtyre burimeve.

“Mbrojtja e burimeve përmes kapitalit perëndimor, i cili mund të marrë pjesë në prodhim, është gjë e mirë. Por është e nevojshme t’u shpjegojmë njerëzve se për çfarë burimesh bëhet fjalë dhe cilat do të ishin përfitimet për vendin”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Mykola Davydiuk.

Profesori Valerii Pekar, me ‘Shkollën e Biznesit Kyiv-Mohyla’, thotë se një pyetje tjetër është se pse ky plan nuk ka një listë veprimesh për vetë ukrainasit.

“Shumë njerëz besojnë se kjo është vetëm gjysma e planit, sepse tregon pritshmëritë e Ukrainës nga aleatët e saj. Por Ukraina ka shumë probleme me sistemin e administratës publike, mobilizimin, sundimin e ligjit. Dhe pyetja është se çfarë do të bëhet për këtë”.

Eksperti i çështjeve ushtarake, Evgen Dykyj, thotë se ekziston një shqetësim për veprime alternative të Ukrainës nëse partnerët nuk e zbatojnë ‘Planin e Fitores’.

“Deri tani duket sikur nuk kemi një plan B. Partnerët e koalicionit do të duhet të bëjnë atë që kërkojmë ne, ose do të kapitullojmë, apo çfarë? Plani B duhet të jetë mobilizimi total i popullsisë dhe financave, duke transferuar gjithçka në linjat ushtarake dhe ta bëjmë luftën vetë”.

Profesori Valerii Pekar thekson se aleatët perëndimorë duhet ta kuptojnë se si do të duket bota pas luftës.

“Nëse fiton Ukraina, do të kemi një botë më të sigurt, ku funksionojnë rregullat. Në të kundërt, do të jetë një botë ku çdo diktator bën çfarë të dojë në zonën e interesave të tij”.

Pas gati tre vjet lufte, agresori rus po përparon në Ukrainën lindore. Vendi përballet gjithashtu me një dimër të vështirë, pasi sulmet ruse kanë shkatërruar një pjesë të madhe të sistemit energjetik./ VOA

Pas

Lezha nuk gjen qetesi! Krisma armësh, policia merr dëshminë e shënjestrës – autori zhduket

Para

Aksidenti në aksin Lezhë-Laç/ Rëndohet bilanci, humb jetën një person, një i plagosur

Para
Aksidenti në aksin Lezhë-Laç/ Rëndohet bilanci, humb jetën një person, një i plagosur

Aksidenti në aksin Lezhë-Laç/ Rëndohet bilanci, humb jetën një person, një i plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Rusia sulme masive në Kiev, përdor dronë dhe raketa balistike! Zyrtarët ukrainas: Armiku po përmirëson taktikat e tij

Kaos gjatë festës për titullin, mbi 120 të lënduar në Itali. Çfarë ndodhi pas kurorëzimit të Napolit kampion

Deklarata e bujshme, presidenti i FIFA-s trazon rrjetin: Ronaldo mund të…

Njëri kërkohej në Greqi, tjetri në Belgjikë. Arrestohen dy shqiptarët në Kakavijë

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.