20:22 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas! Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite, vendosi kamera në Elbasan! Porosia për snajperistin: Je o në burg, o në varr

14:07 | 28/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas! Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite, vendosi kamera në Elbasan! Porosia për snajperistin: Je o në burg, o në varr

Grupi i strukturuar kriminal i Suel Çelës akuzohet se qëndron pas atentatit mafioz më 8 Qershor 2020 ndaj Ardian Çapjas, i cili u qëllua me snajper nga Kodra e Krastës. Ai mori plumb poshtë shpatullës dhe iu nënshtrua një operacioni tek Trauma, duke arritur që t’i mbijetojë atentatit.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se Suel Çela është përgatitur dhe ka vëzhguar kundërshtarin e tij për 2 vite, për shkak se Ardjan Çapja lëvizte nën masa të rrepta sigurie dhe dilte rrallë nga shtëpia. Madje ai ka vendosur edhe kamera statike në qytetin e Elbasanit për të monitoruar lëvizjet e rivalit.

Nga hetimet e SPAK rezulton Suel Çela dyshohet se kontraktoi snajperistin nga Shkodra, Prekë Kodra, për të kryer vrasjen, e cili kishte marrë përsipër të eliminonte Ardjan Çapja duke e qëlluar nga distanca.

Grupi i Suel Celës kishte planifikuar ndërkohë një plan B nëse nuk do të arrinin të ekzekutonin me snajper Ardian Çapjan. Planin B, që e quanin “kamikazçe”, dyshohet se do të përfshinte vrasjen e tij, nëpërmjet një operacioni më të përgjakshëm.

Ardian Çapja, sipas SPAK, u qëllua nga Prekë Kodra nga distanca në momentin që doli në oborrin e shtëpisë. Ai mori një plumb në shpatull dhe mundi t’i mbijetonte atentatin.

Gjatë bisedave me Suel Celës, snajperisti Prekë Kodra shprehte indinjatën që dështoi në kryerjen e ekzekutimit, teksa thotë se do të ishte më mirë ta kishin arrestuar. Ai e vë më pas në dijeni Suel Çelën se kishte probleme me shtetin, pasi e dyshonin si autor të dyshuar të atentatit ndaj Ardian Çapjas dhe Kastriot Reçit, krim i ndodhur në 7 Janar 2020 zemër të Rrëshenit.

Sipas SPAK, Prekë Kodra informoi Suel Çelën se ishte pajtuar nga Bajrat e Shkodrës për një punë. Por, ky i fundit i sugjeron që “Mos u përzi me ta, me Bajrat je o në burg, o në varr”. Organizata kriminale e Suel Celës u godit nga SPAK ku u lëshuan 21 masa sigurie, ndërsa të përfshirë janë edhe njerëz të drejtësisë, policisë dhe gazetarë. Klani kriminal jo vetëm kishte qëllim eliminimin e kundërshtarëve, po ishin përfshirë dhe në trafik kokaine nga Amerika latine drejt Evropës.

Etiketa: ardjan capjasuel cela
Pas

Federata e Futbollit uron shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Para

Rama inspektim në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Do t’i japë një shtysë të re turizmit në Vlorë

Para
Rama inspektim në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Do t’i japë një shtysë të re turizmit në Vlorë

Rama inspektim në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Do t’i japë një shtysë të re turizmit në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Robert Francis Prevost, kush është Papa i ri që u zgjodh nga 133 kardinalët në krye të Vatikanit

Dom Gjergj Meta, ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, do të mbajë emrin Leoni XIV

Zgjidhet Papa i Ri, tym i Bardhe nga Vatikani, 133 kardinalet zgjedhin drejtuesin e Kishes Katolike

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.