Na ndan rreth gjysmë ore nga fillimi i protestës masive të opozitës që pritet të mbledhë mijëra qytetarë nga qarqe të ndryshme të vendit, të cilët do të protestojnë kundër qeverisë.
Ndërkaq mësohet edhe plani sekret i aktivistëve demokratë, se çfarë konkretisht do të bëjnë ata përreth çadrës.
Burime për “Shuplaka” bëjnë të ditur se gjatë protestës do të jenë të angazhuar 2.700 anëtarë të Partisë Demokratike që do të sigurojnë mbarëvajtjen e protestës përmes krijimit të kordonave të sigurisë.
“Rreth 2.700 vullnetarë të PD-së do të sigurojnë që protesta të jetë paqësore. Ata do të krijojnë një perimetër sigurie.”, shprehen burimet për redaksinë tonë.
Krahas shiritit të sigurisë së aktivistëve demokratë, do jenë të angazhuar edhe forca të policisë. 2.500 forca policie flitet se janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.
(XH.A/SHUPLAKA)