Dy persona janë vënë në prangat e autoriteteve të sigurisë në Gjermani, pas dyshimeve për planifikimin e sulmeve terroriste.
Gjatë kësaj të enjte, policia gjermane vuri në pranga dy terroristët e dyshuar gjatë një operacioni të ndërmarrë në Göttingen.
Referuar mediave vendase, mësohet se janë arrestuar një shtetas alegjerian 27 vjeç dhe një nigerian 23 vjeç. Rreth 450 policë morën pjesë në operacionin special në Göttingen dymbëdhjetë ndërtesa janë kontrolluar.
Ata janë cilësuar nga autoritetet gjermane si “një rrezik për të tjerët”, njerëzit të cilët janë të gatshëm për të kryer akte terrorizmi në çdo kohë. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post