Një ditë pasi policia e shtetit deklaroi zbulimin e një celule terrosite, që po përgatiste sulme në Shqipëri, 4 të dyshuarit janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Pavarësisht motiveve që e kanë shtyrë policinë e shtetit të shpallë kaq vonë kërkimin ndërkombëtar të tyre, duket se tashmë nuk ka asnjë rrezik për Shqipërinë, pasi asnjë nga këta persona nuk ndodhet në vendin tonë.
Mësohet se një prej anëtarëve të celulës së shpallur në kërkim Erwin Aram, i cili mban edhe emrin Alireza Nagahshzadehi cili ka kombësi iraniane por pasaporte austiake. Ai ka hyrë në Shqipëri gjatë 2 viteve të fundit 6 herë me vizita të shkurtra. Gjurmimi i lëvizjeve dhe kontakteve te tij çoi në zbulimin e celulës terroriste.
Policia ka shpallur në kërkim:
- PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
- . Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
- Erëin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
- Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.