“Plarent Ndreca ka fshirë sereverat që kërkon Prokuroria nga Ministria e Arsimit”.
Prej disa ditësh në Ministrinë e Arsimit ka pasur përplasje mes ministes Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca.
Kjo pasi për ministren, Ndreca ka abuzuar me funksionet e tij. Mirëpo Ndreca ka vijuar me procedurat ligjore duke e quajtur të papranueshëm dhe të paligjshëm shkarkimin e tij.
Sot ish-kryeministri Berisha denoncon se Ndreca edhe pse I pezulluar ka hyrë në institucion për të fshirë disa servera që kërkohen nga Prokuroria.
STATUSI I BERISHËS:
Sekretari i pergjithshem i mafies se ndrikull Viles, Plarent Ndreca fshin serverat qe kerkon prukuroria. 10 çuna krimi bejne sehir apo i mbajne ison banditit tek MAS! sb
“16/06/2017, 11:38:44: Përshëndetje doktor, jam punonjës i Ministrisë së Arsimit për shërbimet mbështetëse. Sot jam kërcënuar, fyer dhe shtyrë me duar nga ish Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca i cili edhe pse i pezulluar ka hyrë në intitucion nga dera e prasme e emergjencës. Sot 2 persona kanë hyrë në institucion me forcë duke u futur në zyrën e tij dhe kanë refuzuar të identifikohen ndërkohë që një të tretë arrita ta ndaloja. Thirra në ndihmë policinë dhe policia ka ardhur në institucion dhe ka hyrë në zyrën e tij. Ndërkohë 10 policë kanë rrethuar ministrinë dhe asnjë nuk përgjigjet për sigurinë e institucionit.
Çdo gjë është e filmuar nga kamerat e sigurisë por Plarent Ndreca po fut në zyrën e tij njerëz që ti fshijnë serverat duke qenë se këtu ka ardhur dje prokuroria për të kërkuar materiale.
Ndihem i kërcënuar në vendin e punës dhe ju shkruaj që ta bëni publike se tani skam ku të ankohem më.” (E.K/SHUPLAKA)