Pasi ministrja teknike e Arsimit Mirela Karabina, firmosi pezullimin nga puna të sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca, ky i fundit ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi.
“Ne krye te detyres i patundur nga mediokritet meskine te njerzve qe e kuptojne detyren si prone personale dhe jo si pergjegjesi institucionale perpara publikut..”, reagon Ndreca.
Sipas njoftimit të ministrisë, sekretari Plarent Ndreca pezullohet nga detyra për shkak se është kallëzuar për goditje për shkak të detyrës. Një ditë më parë ministrja e denoncoi sekretarin në Prokurori.
“Në datë 8 qershor 2017 është regjistruar kallëzim penal ndaj shtetasve Plarent Ndreca dhe Dorina Laçi të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”. Këta shtetas dyshohet se kanë qenë të pranishëm në ambientet e shkollës së mesme “Shote Galica” Fushë Krujë në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore, të pa pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post