Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka shprehur me anë të një statusi në Facebook pakënaqësinë për qeverisjen. Ai është shprehur se arritja më e madhe e 100 ditëve të qeverisjes është ruajtja e tepsisë.
Disa ditë më parë Ndreu reagoi duke mbrojtur protestuesit që hoqën flamurin turk në Qaf Mollë të Mirditës, duke i kërkuar prokurorisë se pse nuk fillon procedim penal për vendosjen e flamurit turk, pasi flamuri ishte një provokacion i shemtuar i një firme investuese turke.
Postimi i plotë
Arritja me e madhe e 100 diteve te qeverisjes eshte ruajtja e tepsise ! Ca qeveritar-uce kane harru se kush i ka sjelle e mban ne pushtet ! Gezuar Baftjar ! (M.Q/Faxweb)