Ka pasur debate në mbledhjen e sotme në Komisionin për Shëndetësinë dhe çështjet sociale, teksa diskutohej në lidhje me statusin e minatorit.
Teksa debatohej Grida Duma iu është drejtuar kolegëve të saj socialistë me fjalët ‘’s’jeni burra”, ndërsa nuk ka vonuar përgjigja e Ilir Pendavinjit, i cili e ka pyetur se ku e provoi këtë.
PJESË NGA DEBATI:
Elisa Spiropali: Që në krye të herës kemi treguar gatishmërinë. Flisni për protestën e minatorëve po në atë protestë nuk kishte asnjë minator, ajo ishte një protestë politike për disa halle politikanësh. Ministria e Drejtësisë e cilëson draftin antikushtetues, kaq mjafton.
Petrit Vasili: Kjo që po thoni është përdorim privat i këshillit të ministrave.
Elisa Spiropali: Ju keni pika të qarta që qeveria me VKM saktëson se ku është antikushtetushmëria. Ne si maxhorancë nuk miratojmë një ligj të çalë antikushtetues.
Përparim Spahiu: Ju si qeveri bëni politikë me ligjet. Miratuat ligjin për naftëtarët morët 10 deputetë dhe i latë naftëtarët rrugës. Ndërsa për minatorët asgjë, të presim vitin tjetër ligjin e qeverisë. Mos u mërzisni se në protestë do t’i keni edhe minatorët.
Grida Duma: Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë
Duma-deputetëve socialistë: Ju nuk jeni as burra.
Spiropali: Unë kam qenë në protestat e minatorëve që në 2007.
Duma: Ju shkoni te minatorët për fushatë. Votojeni dhe e plotësojmë ligjin rrugës.
Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët
Ilir Pendavinji: Kur ia ke provuar deputetëve burrërinë. (E.K/FAXWEB)
Discussion about this post